Telenews

Flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.

Për gjendjen e tij detaje për KosovaPress ka dhënë drejtori i Intenzivës në QKUK, Shaqir Uka.

Siç tha ai, pacienti ka arritur në Qendrën Emergjente, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.

Më pas, ai është transferuar në departamentin e Mjekimit Intensiv ku është duke qëndruar i shtrirë në shtrat me aparatura.

“Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për KosovaPress.

Sipas tij, lëndimet më të mëdha pacienti i ka marrë në pjesën e gjoksit.

Të ngajshme

Air France dhe Airbus shpallen fajtorë 17 vjet pas tragjedisë ku vdiqën 228 persona

Valjeta Turkaj

NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë: Serbia i di emrat e sulmuesve

Valjeta Turkaj

Shqipëria përparon në negociatat me BE-në

Valjeta Turkaj