Gjatë mbrëmjes së djeshme një person ka raportuar se dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me armë ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së tij.
Ndërsa personi tjetër ka goditur me një mjetë të fortë veturën. Lidhur më këtë Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga dy të dyshuarit.
Atij i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

