Telenews

Hoti për gazin: VV-ja s’e deshi pavarësinë energjetike të Kosovës

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk e respektoi marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë që parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan pasi nuk e deshi pavarësinë energjetike të Kosovës.

“Marrëveshja e nënshkruar në këtë foto në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020, parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan. Centrali me gaz do të ishte komplementar me termocentralet ekzistuese, duke prodhuar energji sa herë që do të ishte e nevojshme për të kompensuar kërkesën shtesë për energji që nuk do të mund të prodhohej nga termocentralet e ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’”, shkroi Hoti në Facebook.

“Ky projekt do ta bënte Kosovën të pavarur sa i përket energjisë së paku për dy dekada, gjatë të cilës kohë do të investohej në kapacitete të tjera energjetike: nga thëngjilli, nga burime të ripërtërishme dhe në projekte të përbashkëta hidroenergjetike me Shqipërinë”.

“Por, kjo marrëveshje nuk u respektua nga Qeveria e Kosovës që mori detyrën në mars 2021. Për pasojë, sot Kosova importon qindra miliona euro energji elektrike në vit, me kontrata dhe kompani që kanë ngritur shumë dyshime në publik”.

Hoti tha se kushdo që i ka përkrahur në këtë drejtim duhet të ndiejë përgjegjësi publike, dhe si për fillim duhet të kërkojë falje.

“Ndërkohë që kjo marrëveshje negociohej në Shtëpinë e Bardhë, në Prishtinë partia që sot është në pushtet dhe ata që atëherë i shkonin pas, protokolluan në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës rreth 10 kërkesa për interpelancë me Kryeministrin. Sipas tyre, kjo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën. Këta i referoheshin kësaj zyreje, në të cilën ishin marrë vendime kapitale për lirinë që e gëzojmë sot dhe për shpalljen e pavarësisë, si Shtëpia e Verdhë”.

“Sot, pas 6 vitesh, secili e ka të qartë qëllimin e tyre: pamundësimi i pavarësisë energjetike të Kosovës”.

“Kushdo që i ka shërbyer këtij qëllimi në atë kohë, me apo vetëdije, duhet të ndjejë përgjegjësi publike. Një kërkim falje publike dhe e sinqertë është hapi i parë i lëvizjes në drejtimin e duhur”.

Të ngajshme

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit

Valjeta Turkaj

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Valjeta Turkaj

Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë të gjelbëruar

Valjeta Turkaj