Telenews

Ministri grek i Mbrojtjes në kryeministri, takohet me Edi Ramën

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ndodhet aktualisht në kryeministri, ku po zhvillon një takim me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Sipas A2Cnn, Dendias është takuar fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi, para takimit kokë më kokë me Ramën.

Vizita e Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar. Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.

Pak vite më parë, palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces.

Në qendër të diskutimeve që po rinisin pritet të jetë përgatitja e një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte të dy vendeve t’ia paraqisnin gjykimit ndërkombëtar mosmarrëveshjen e tyre mbi shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive.

Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.

Përballë gatishmërisë së palës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, Greqia, nga ana e saj, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vetë kryeministri Rama gjatë vizitës së fundit në Greqi, tha se kontestimi i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese kur ai ishte në opozitë, ishte më së shumti shfrytëzim i një momenti politik.

Të ngajshme

Publikohet çmimet e derivateve, kaq do të shitet nafta e benzina

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj