Telenews

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Sezoni 2025/26 në La Liga ka përfunduar këtë të diel.

Sezon ky i cili padyshim ishte një nga ato më interesantet, e cila përfundoi me Barcelonën që mbrojti titullin për të dytin vit radhazi.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, La Liga bëri të ditur 5 lojtarët që janë nominuar për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Dhe padyshim që nuk mungoi emri i yllit tonë, Vedat Muriqi i cili është në listë krah emrave si Lamine Yamal, Pablo Fornals, Nicolas Pepe dhe Kylian Mbappe.

Muriqi, pati sezonin e tij më të mirë në La Liga ku shënoi 23 gola, por që nuk arriti të shpëtonte Mallorcën e tij pasi që ranë në ligë të dytë.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj