Telenews

Ngjarjet e datës 28 maj

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” organizon Forumin 2026 me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)

Demokracia në Veprim mban konferencë për media. Prezantohet misioni i DNV-së për monitorimin e zgjedhjeve të 7 Qershorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

 

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë, ora 15:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë, ora 18:00)

 

Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 19:30)

Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë, ora 19:45)

Partia Demokratike e Kosovën bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj, ora 20:00)

Të ngajshme

Vlora Pireva – Zëri i ri i PDK-së me numrin 54

Blearta

Shoferja në Prizren godet me veturë një burrë, i lënduari dërgohet në QKUK

Valjeta Turkaj

Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media

Blearta