Vlora Pireva është një nga emrat e rinj që po prezantohet në politikën kosovare në kuadër të PDK-së. Me mesazhin “Me vizion, me punë, me zemër për Kosovën”, ajo synon të sjellë energji të re dhe përfaqësim më afër qytetarëve.
E angazhuar në aktivitetet politike të partisë, Pireva po fiton vëmendje si një vajzë e re me ambicie dhe përkushtim për Kosovën. Ajo mbështet kandidaturën e Bedri Hamzës dhe thekson rëndësinë e punës, rinisë dhe zhvillimit të vendit.
Me numrin 54, Vlora Pireva po kërkon besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e institucioneve dhe për të përfaqësuar zërin e brezit të ri në politikë.

