Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” organizon Forumin 2026 me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Demokracia në Veprim mban konferencë për media. Prezantohet misioni i DNV-së për monitorimin e zgjedhjeve të 7 Qershorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 11:00)
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë, ora 15:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 19:30)
Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë, ora 19:45)
Partia Demokratike e Kosovën bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj, ora 20:00)

