Telenews

Shakira flet për ndarjen nga Pique: Ndarja me të ishte momenti më i errët i jetës sime

Shakira ka folur rrallë dhe hapur për ndarjen e saj nga ish-futbollisti Gerard Pique, duke e cilësuar atë si periudhën më të vështirë dhe më të errët të jetës së saj.

Këngëtarja kolumbiane tha se përjetoi dhimbje të madhe pas shpërbërjes së familjes që kishte ëndërruar ta mbante të bashkuar përgjithmonë.

Artistja shtoi se kjo periudhë e rëndë përkoi edhe me problemet shëndetësore të babait të saj, duke e bërë situatën edhe më të vështirë emocionalisht, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Shakira theksoi se sfidat e kanë bërë më të fortë, më të pjekur dhe më të vetëdijshme për forcën që njerëzit mund të gjejnë brenda vetes në momentet e vështira.

Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2022, pas më shumë se një dekade së bashku. Çifti ka dy djem, Milan dhe Sasha.

Pas ndarjes, Pique nisi një lidhje të re, ndërsa Shakira është fokusuar te fëmijët dhe karriera e saj muzikore.

“Fëmijët e mi janë prioriteti im dhe jam më e dashuruar se kurrë me karrierën time”, u shpreh këngëtarja.

Ajo shtoi se aktualisht nuk ka vend për romancë në jetën e saj, pasi po shijon kohën me familjen dhe sukseset profesionale.

Pavarësisht gjithçkaje, Shakira tha se do të mbajë gjithmonë mirënjohje për Gerard Pique, si babain e fëmijëve të saj dhe për rolin që ai ka pasur në rrugëtimin e saj si nënë.

Të ngajshme

Google tregon vendet e preferuara të Dua Lipës, kjo është lista për Kosovën

Blearta

Stresi i futet politikës, shpall kandidaturën

Blearta

Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për shtatoren e Adem Jasharit, në Prishtinë

Valjeta Turkaj