Telenews

Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar mbi 25 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të realizuar në veri dhe në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar një plan taktik të koduar “KONTROLLI”, me ç’rast janë ndaluar dy automjete të dyshuara për transport të narkotikëve.

Fillimisht, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë janë identifikuar dy vetura me targa serbe, ku njëra është ndaluar në Zveçan dhe tjetra në Jarinjë.

Gjatë kontrollit të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kilogramë marihuana.

 Ndërsa automjeti tjetër dyshohet se ka shërbyer si përcjellës për sigurimin e rrugës.

“Lidhur me rastin, me qëllim të kryerjes së procedurave përkatëse në vendngjarje, ka dalë Njësia e Forenzikës, ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast (nga të cilët njëri shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi) janë arrestuar.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thotë PK.

Të ngajshme

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Rrezarta Ramaj