Telenews

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Një rrahje masive është parë të shtunën në stadiumin e KF Beharit në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të ulta.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në rrahje janë të përfshirë dy vëllezër nga Peja, njëri polic aktiv dhe tjetri ish-polic.

Bëhet fjalë për policing Sead Hamzic dhe vëllaun e tij ish-policin Senad Hamzic.

Viktima e dhunës dyshohet të jetë Ismet Nikqi. Vëllzërit Hamzic janë emra të njohur për IPK-në.

Senadi ishte hetuar nga IPK-ja pasi kishte marrë nga qendra e paraburgimit një të dënuar për ta sjellur në një dasëm në Pejë.

Vëllau i tij Senadi ishte larguar nga policia e Kosovës pasi i ishte publikuar një video ku shihej duke e rrahur fizikisht një femër.

 

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj