Telenews

Lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve: Hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se është nënshkruar Udhëzimi Administrativ për Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), i cili do të hyjë në fuqi më 9 qershor, duke sjellë lehtësime për shoferët e kamionëve dhe autobusëve të transportit ndërkombëtar.

Basha tha se që nga marrja e mandatit ka pranuar shqetësime të shumta nga shoferët dhe operatorët e transportit lidhur me mungesën e bazës së qartë ligjore për lëshimin e CKP-së, situatë që sipas tij kishte shkaktuar gjoba të shumta dhe vështirësi në kalimin e kufijve.

Ai theksoi se menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e çështjes, duke formuar grup punues dhe duke angazhuar kapacitetet profesionale për hartimin e ndryshimeve ligjor
Sipas ministrit, në “kohë rekord” është hartuar dhe finalizuar Udhëzimi Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) nr. 15/2024, të cilin ai e ka nënshkruar sot.
Basha bëri të ditur se nga java e ardhshme, me hyrjen në fuqi të udhëzimit, do të zhbllokohet përfundimisht procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), duke eliminuar pengesat e deritanishme për transportuesit ndërkombëtarë.

Të ngajshme

Dhuna ndaj Edi Kuçit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Jozin dhe Kristjan Nikollin

Yllka Gashi

Shahini takon senatorët francezë në Paris, kërkon më shumë investime nga Franca në Kosovë

Yllka Gashi

Gjesti pasi gjykata pranoi kërkesën për pranimin e fajësisë: Allahu ekber, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Yllka Gashi