Telenews

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

kurti-merr-vendim:-nga-100-euro-per-femijet-dhe-pensionistet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, tha Murati.

Ai shtoi se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.

LINKU i aplikimit

Të ngajshme

Zgjerohet linja 15

Blearta

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta

Njësia A3 e termocentralit Kosova A rikthehet në prodhim

Blearta