Me 300 euro gjobë do të ndëshkohen ata që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike, ka paralajmëruar Komuna e Prishtinës.
“Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftim.
Komuna ka vendosur edhe numrat e telefonit për të raportuar ata që hedhin mbeturinat: 0800 12233; 0800 12244.

