Telenews

Kurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë

Çdo qytetar do të ketë mjekun familjar dhe do të përfshihet në regjistrin e kujdesit parësor shëndetësor.

Do të fillojë programi i check-up-it shëndetësor për çdo qytetar, me kontrolle të rregullta parandaluese dhe depistim të hershëm të sëmundjeve malinje.

Qeveria do të rrisë mbështetjen për nënat dhe fëmijët deri në moshën 6-vjeçare përmes kontrolleve dhe shërbimeve të specializuara zhvillimore.
Përmes programit “Lëvizim për Shëndet” do të investohet në aktivitete sportive dhe rekreative për parandalimin e sëmundjeve kronike.

Do të ndërtohet sistem i avancuar për kontrollin e ushqimit dhe forcimin e sigurisë ushqimore në Kosovë.

Pas kompletimit të sistemit informativ shëndetësor do të funksionalizohet sistemi i sigurimeve shëndetësore.

Lista e barnave të rimbursueshme do të fillojë për herë të parë, ndërsa buxheti për barna esenciale do të rritet deri në 100 milionë euro.
Shërbimet specialistike do të decentralizohen dhe investimet do të rriten në spitalet rajonale, rezonanca magnetike dhe dializë.

Do të ndërtohen spitalet e reja në Mitrovicë dhe Ferizaj, ndërsa çdo spital publik do të pajiset me shërbimin CT.

Qeveria do të investojë në trajnimin profesional, specializimet dhe hulumtimin shkencor në shëndetësi.

Poliklinika specialistike do të ndërtohen në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec dhe Leposaviq.

Poliklinika specialistike stomatologjike publike do të hapen në tetë qytete të Kosovës. Do të ndërtohet rrjeti i laboratorëve publikë me analiza të avancuara dhe çmime të përballueshme për qytetarët.

Përmes programit 1 miliard euro për prodhuesit do të mbështetet industria farmaceutike vendore dhe prodhimi i barnave në Kosovë.

Të ngajshme

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

Blearta

“S’do të më tregojë respekt në ring”, Anthony Joshua me fjalë të mëdha për Kristian Prengën

Blearta

Faqja zyrtare e Katy Perry zbulon datën kur ylli botëror do të performojë në Prishtinë

Blearta