Telenews

Raportohet se axha dhe nipi sulmohen me thika në mes vete, Policia jep detaje

dhune-ne-familje-ne-ferizaj,-policia-te-i-dyshuari-li.,-gjeti-droge-e-arme

Një incident familjar ka ndodhur sot në Prizren në rrugën “Janina”, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje me thika.
Rrahja ka ndodhur mes axhës dhe nipit, derisa njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin u deklarua Policia përmes zëdhënësit rajonal Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një rrahje mes së paku dy personave, ka mundësi që kanë qenë të përfshirë edhe më shumë. Një person ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e goditjes me thikë. Rasti ka ndodhur në afërsi të rrugës “Janina”, deklaroi Bytyqi.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po mbledh tutje informacionet lidhur me rastin. Tashmë hetimet kanë filluar”, theksoi ai.

Të ngajshme

Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Prizren, jashtë rrezikut për jetë

KushtrimGuraj

Zgjerohet Linja 15 e Trafikut Urban, nga nesër qarkullon deri në Qafën e Prapashticës

KushtrimGuraj

Tensione mes Serbisë dhe Malit të Zi në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor

KushtrimGuraj