Telenews

Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Gjashtë shtetas shqiptarë të arrestuar në Dubai pritet të ekstradohen sot drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia e shtetit njoftoi se të ekstraduarit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe krimet kompjuterike.

Sipas njoftimit, në Shqipëri do të ekstradohen K.Q., 44 vjeç, Sh.K., 44 vjeç, A.P., 38 vjeç dhe D.P., 39 vjeç, të cilët akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Po ashtu, do të ekstradohet edhe I.L., 30 vjeç, i dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkaq, M.C., 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik, gjithashtu i kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të ngajshme

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj

Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos

Rrezarta Ramaj

Sulm i dyshuar kibernetik godet frigoriferët e dyqaneve në disa vende evropiane

Rrezarta Ramaj