Duke përdorur fjalë të rënda, reperi u thotë ndjekësve që të mos bëjnë si moralistë, por të protestojnë nëse duan ndryshim.
Reperi Noizy ka reaguar lidhur me protestën në Zvërnec me një qëndrim të irrituar ku s’kanë munguar as shprehjet fyese. Postimi u fshi pak më vonë.
Duke përdorur fjalë të rënda, reperi u thotë ndjekësve që të mos bëjnë si moralistë, por të protestojnë nëse duan ndryshim.
Ai thotë se askush nuk po e shet Shqipërinë dhe nuk do të dalë në protestë pasi nuk e beson këtë teori.
Në fund, thotë se është pro investimit prej 4 miliardë dollarësh.
“Na keni rr**r l*shtë… Kush do ndryshim dilni protestë mos na bëni si moralista si shumë se na keni çarë k****. Nuk po e shet njeri Shqipërinë, rrini të qetë… Unë njoh shumë polakë e rusë e grekë e gjermanë e austriakë që kanë blerë toka shtëpi e prona në Durrës, e ç’a do të thotë kjo? Tashmë e dini që ka protestë, dilni aty dhe mbylleni bu**n. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend dilni në protestë. Unë nuk i besoj përrallat që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë e as s’kam për të dalë. Madje unë jam pro investimit gjigant për Shqipërinë”, ka shkruar Noizy.


