Më 11 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet “Ndeshja e Yjeve”, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë futbollistët Milot Rashica dhe Fisnik Asllani, shkruan Telenews.
Organizatorët kanë njoftuar se pjesë e programit do të jetë edhe reperi i njohur Cllevio, i cili do të performojë para publikut të pranishëm në këtë ngjarje sportive dhe argëtuese.
Sipas njoftimit, ndeshja do të nisë në ora 18:00, ndërsa hyrja për qytetarët do të jetë falas. Aktiviteti synon të sjellë bashkë sportin, muzikën dhe festimet për një nga datat më të rëndësishme për kryeqytetin.
Ngjarja pritet të mbledhë një numër të madh tifozësh dhe qytetarësh, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër emra të njohur të futbollit dhe një program artistik të larmishëm./Telenews


