Telenews

Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

Banorët sicilianë kanë kritikuar ashpër Dua Lipën pasi dy sheshe të qytetit u bllokuan për festën e dasmës së këngëtares këtë fundjavë.

Të enjten, policia hoqi posterat e protestës ku shkruhej: “Palermo nuk është me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjjes”.

Siç raporton britanikja The Sun, Dua Lipa u pagoi 5,000  paund, apo në euro 5,788 banorëve në Palermo për t’i falënderuar që toleruan zënien e rrugëve të tyre.

Ky gjest thuhet se është bërë për të kompensuar banorët, apartamentet e të cilëve kanë pamje nga zona, për problemet me parkimin.

Dua u martua me bashkëshortin e saj Callum Turner në një dasmë luksoze në ishullin italian të Sicilisë.

Ikona e muzikës pop Dua dhe aktori Callum u shoqëruan nga personazhe të tjerë të famshëm ndërsa festonin martesën e tyre.

Banorët sicilianë vendosën postera nëpër qytet duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Duas.

Por dje në mëngjes, grafite u shfaqën edhe në muret e sheshit piktoresk Piazza Croce dei Vespri.

Ky shesh dhe Piazza Sant’Anna ngjitur me të janë mbyllur për ditën e parë të tri ditëve festime, ndërsa ylli i “One Kiss”, Dua, 30 vjeçe, dhe aktori Callum Turner, 36 vjeç, po festojnë martesën e tyre.

Ata u martuan zyrtarisht në Londër fundjavën e kaluar përpara se të udhëtonon në Itali këtë javë.

Të ngajshme

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta

Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga lansohet këtë verë me klip

Blearta

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Blearta