Telenews

Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Pejë, arrestohet një person

Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy persona të tjerë në Pejë.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari, mashkull kosovar, fillimisht kishte pasur një konflikt me dy viktima meshkuj kosovarë. Pas mosmarrëveshjes, ai dyshohet se ka shtënë me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.

Pejë  07.06.2026 – 23:45. Raportohet se  i dyshuari mashkull kosovar fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me dy viktima meshkuj kosovarë dhe me pas i njëjti kishte shtëne me armë dhe ishte larguar me veturën e tij. Në vend ngjarje është  gjetur vetura  e qëlluar disa herë nga të  shtënat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur në  vendin e ngjarjes nga se dyshohet se ishin tërhequr nga i dyshuari. I dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, dhe ka pranuar se ka shtënë me armë. Njësiti i hetimeve ka shkuar në  shtëpinë e tij, ku ka konfiskuar një armë të shkurtë me  14 fishekë dhe një gezhojë. Arma ishte pronë e prindit te tij te cilën e kishte me leje. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 . Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta