Telenews

Vizita e Begajt sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës njëditore të presidentit shqiptar do të ndërmarrë masa të shtuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë delegacioni. Po ashtu, në raste të caktuara do të bëhet edhe riorientimi i qarkullimit në rrugë alternative.

Presidenti Begaj pritet të hyjë në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë, ndërsa vizita dhe aktivitetet sipas agjendës zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë kohës sa do të zbatohen masat e përkohshme të qarkullimit.

Të ngajshme

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit –

KushtrimGuraj

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj