Telenews

Pas humbjes me Australinë, Turqia vendosi një rekord negativ në historinë e saj në Kupën e Botës

Kombëtarja e Turqisë e ka nisur me disfatë aventurën në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D.

Kjo humbje vetëm sa e ka thelluar një statistikë negative për turqit, të cilët nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë ndeshjen e tyre hapëse në Botëror, shkruan Arbresh.info.

Në tri pjesëmarrjet e saj në Kupën e Botës, Turqia ka dalë gjithmonë pa pikë nga sfida e parë:

1954 – humbi 4-1 ndaj Gjermanisë
2002 – humbi 2-1 ndaj Brazilit
2026 – humbi 2-0 ndaj Australisë

Megjithatë, historia tregon se një humbje në start nuk do të thotë domosdoshmërisht fund i ëndrrës. Në Botërorin e vitit 2002, Turqia u mposht nga Brazili në ndeshjen e parë, por më pas arriti deri në gjysmëfinale dhe e mbylli turneun në vendin e tretë.

Tani turqit janë të detyruar të reagojnë në ndeshjen e dytë të grupit, ku më 19 qershor do të përballen me Paraguajin.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 3 shtator

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: Laurent Krasniqi, ish-banori i BBVK-së, humbi jetën në aksidentin në Llukar –

KushtrimGuraj

E dhimbshme, viktima në aksidentin në Prishtinë është ish-banori i “BBVK” Laurent Krasniqi

Rrezarta Ramaj