Telenews

Operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor që po zhvillohet lidhur me hetimet për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione, ndërsa si rezultat janë arrestuar pesë persona.

Autoritetet kanë bërë të ditur se detaje shtesë për operacionin do të prezantohen në një konferencë për media, e cila do të mbahet nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Rasti “Reçaku II” lidhet me hetime për krime lufte, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende informacione të hollësishme për identitetin e të arrestuarve apo veprat konkrete për të cilat dyshohen.

Më shumë detaje pritet të bëhen publike pas konferencës së paralajmëruar nga autoritetet.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj