Telenews

PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës

Gjatë seancës së sotme Parlamentit Europian miratoi edhe amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas draftit PE i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues.”

Të ngajshme

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

Rrezarta Ramaj

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Rrezarta Ramaj

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Rrezarta Ramaj