Telenews

Ekskluzive:Klientët mbushin bankomatin e ProCredit me para false, sekuestrohen mbi 850 euro të dyshuara

Një sasi e konsiderueshme e parave të dyshuara si të falsifikuara është zbuluar në një bankomat të ProCredit Bank në Prishtinë, duke alarmuar autoritetet dhe duke nxitur nisjen e hetimeve.

Zyrtarët e bankës kanë identifikuar dhe dorëzuar në Polici 851 euro, të përbëra nga kartëmonedha dhe monedha metalike të dyshuara si false.

Sipas informatave, paratë janë deponuar nga klientë të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, përmes bankomatit të ProCredit Bank në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Rasti është raportuar nga zyrtari përgjegjës për menaxhimin e parasë së gatshme në bankë, i cili i ka dorëzuar provat tek organet e rendit për ekzaminim të mëtejmë.

Me urdhër të Prokurores kujdestare për Krime të Rënda, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa njësitë hetimore kanë nisur punën për identifikimin e personave që i kanë futur paratë e dyshuara në qarkullim.

Për muaj me radhë, kartëmonedhat e dyshuara kaluan përmes bankomatit. Kur u numëruan, rezultoi se 851 euro dyshohet se ishin para false.

Të ngajshme

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Rrezarta Ramaj

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj