Telenews

Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

“Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin e personave që kanë pësuar nga veprat penale. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat e krimit”, tha Kurti.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në fuqi.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj