Telenews

Fundjavë me mot të qëndrueshëm, temperaturat deri në 33°C në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës vendi do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas parashikimeve, kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, bujqësi dhe qarkullim në trafik.

Të shtunën, moti pritet të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Edhe të dielën pritet mot i ngjashëm, me temperatura minimale ndërmjet 10 dhe 13°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 32°C. Era do të jetë e dobët dhe me drejtime të ndryshme.

Autoritetet meteorologjike këshillojnë qytetarët të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit, duke treguar kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi