Telenews

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Largimi i Edon Zhegrovës nga Juventusi është praktikisht i sigurt. Sulmuesi i Kosovës nuk ia doli të përmbushë maksimalisht pritshmëritë e “bardhezinjve” dhe drejtuesit janë gati të dëgjojnë ofertat për një shitje të mundshme të lojtarit.

Së fundmi, siç shkruan media italiane “La Nazione”, për Zhegrovën ka shprehur interes Fiorentina dhe shumë shpejt, klubi “vjollcë” mund të paraqitet me një ofertë për të siguruar kështu shërbimet e dardanit.

Nga ana tjetër, vetë Juventus pretendon të përfitojë 10 milionë euro nga kjo marrëveshje e mundshme, shifër kjo e përballueshme për Fiorentinën.

Kujtojmë se Fiorentina i “prishi” planet Juventusit sa i përket kualifikimit në Champions League. Ajo humbje 0-2 në ndeshjen vendimtare, ishte fatale për “Zonjën e Vjetër”, e cila ashtu sikurse Milani, u mjaftuan vetëm me një pjesëmarrje në Europa League.

Të ngajshme

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri –

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president –

KushtrimGuraj