Telenews

Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030SportLex

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës RIGES 2026, duke theksuar se ky organizim përfaqëson projektin më të madh zhvillimor në historinë e sportit të vendit.

Sipas Gashanit, Lojërat Mesdhetare 2030 nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.

 

Ai theksoi se organizimi i kësaj ngjarjeje do ta vendosë Kosovën në hartën e organizatorëve të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë evente sipas standardeve më të larta.

 

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, për ekspertizë, për inovacion dhe për bashkëpunim ndërkombëtar. Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, ka deklaruar Gashani.

 

Ministri në detyrë ka shtuar se rrugëtimi drejt vitit 2030 tashmë ka nisur, duke e cilësuar këtë si fillimin e një epoke të re për sportin kosovar, rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

 

 

“Lojërat Mesdhetare 2030 kanë filluar. Tani është koha të ndërtojmë së bashku trashëgiminë që do t’u mbetet brezave”, ka përfunduar ai.

Të ngajshme

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Prindërit ankohen për çmimin e transportit Prizren–Zhur, kërkojnë kontrolle për lëshimin e kuponëve –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi