Telenews

ZKA fillon auditimin e Sistemit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit për Sistemin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, për periudhën 2025-2026.

Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se  Auditimi ka për qëllim të vlerësojë kontrollet e aplikacionit dhe sigurisë së aplikacionit për Sistemin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.

Më tutje thuhet se Fushëveprimi i këtij auditimi do të jetë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), me qendrat komunale për regjistrimin e bizneseve, e cila është përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Regjistrimit të Bizneseve dhe divizioni përkatës për administrimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Sipas të dhënave të ARBK-së deri në vitin 2026 në Kosovë janë të regjistruara 265,992 biznese, prej të cilave 134,914 janë aktive, 93,532 pasive dhe 37,546 të çregjistruara.

Të ngajshme

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës –

KushtrimGuraj

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj