Telenews

Zyrtare: Prishtina e Re transferon Imerin, mesfushori për herë të parë në futbollin kosovar

KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Demir Imeri, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, duke e cilësuar atë si një nga përforcimet kryesore në kuadër të objektivave për edicionin e ardhshëm.

Imeri vjen me një përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura si KF Shkëndija, KF Vllaznia Shkodër, KF Egnatia, FK Shkupi, FC Atyrau, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Enosis Neon Paralimni FC në Qipro.

Sipas njoftimit të klubit, mesfushori pritet t’i japë më shumë stabilitet repartit të mesfushës falë eksperiencës dhe cilësive të tij, duke qenë një element i rëndësishëm në synimin e Prishtinës së Re për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Me këtë transferim, Prishtina e Re vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për objektivat e klubit.

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi