Telenews

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së” tha Manxhuka.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se seanca për konstituimin e Kuvendit do të thirret brenda afatit që përcakton Kushtetuta.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim”, shqiptarët do të mblidhen më 27 shtator për protestë në Gjenevë

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, sonte protestohet përsëri në natën e 7-të me radhë

Yllka Gashi

Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Yllka Gashi