Telenews

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, Policia kishte evakuuar qytetarët, në vendngjarje edhe FSK

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Ekonomia Online se sot Policia rreth orës 09:00 ka pranuar informatat për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia” në Prishtinë.

Ai ka thënë se menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe evakuuar qytetarët nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre

“Rreth orës 09:00, Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe evakuuar qytetarët nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre”, tha Pllana për EO.

 

Të ngajshme

Vesa Luma takon stërnipin e Skënderbeut, zbulon dhuratën e veçantë që mori prej tij

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Rrezarta Ramaj

Katër migrantë gjenden në një veturë në Vërmicë

Rrezarta Ramaj