Telenews

NGA KJO DATË HAPET APLIKIMI PËR PAGESAT PËR SUBVENCIONIM NË BUJQËSI

Peci ka njoftuar se ky program përmban rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro duke përfshirë; 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore; grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë.
“Pas aprovimit të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 me datë 4 Mars dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e Udhëzimit Administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, si dhe pas koordinimit të Drejtorive për Bujqësi në Komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë; Me datë 26 Prill hapet për aplikim Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022”, ka njoftuar Peci.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj