Telenews

KËRKESA ”URGJENTE” E BE-SË PËR BISLIMIN DHE PETKOVIQIN

Shefja e divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Elsa Fenet, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që është urgjente gjetja e gjuhës së përbashkët për marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesja e lartë të BE-së ka kërkuar nga palët që të tregojnë fleksibilitet në bisedimet të cilat do të mbahen sot gjatë ditës në Bruksel.
“Ne vazhdojmë t’ua kujtojmë se është urgjente të gjendet një gjuhë e përbashkët. Kjo do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis. Nuk mund të presim sepse disa nga çështjet kërkojnë veprim urgjent nga ana jonë”, ka deklaruar Fenet për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të takohet ndaras me kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe krenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviqin, rreth arritjes së një marrëveshje të re për targat.
Sot, më 21 prill, skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve.

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj