Telenews

Toney nuk e fsheh të dashurën, publikon foton e parë si çifti

Muaj më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia me blogeren e njohur, Ega Islami.

Edhe pse deri më tani ata kishin zgjedhur të qëndronin mjaft diskretë, ku Toney kishte ndarë vetëm dy imazhe të shkëputura ku nuk dallohej fytyra e partneres, tani “sekreti” mori fund.

Dyshja ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë foton e tyre të parë së bashku. Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata shfaqen krah njëri-tjetrit, të kombinuar në të zeza pranë një makine luksoze të kuqe.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mbishkrimi i fotos në frëngjisht: “Il était temps”, që në shqip do të thotë “Ishte koha”.

Me këtë frazë, çifti ka nënkuptuar se tashmë ka ardhur koha e duhur për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre para ndjekësve, muaj pasi lajmi qarkulloi në media.

Të ngajshme

Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit

Rrezarta Ramaj

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Rrezarta Ramaj

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi