Telenews

VV PREZANTON DY FORMA TË THEMELIMIT TË KOMISIONIT HETIMOR PËR ENERGJI

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar sot formulën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, të cilin po e kërkon opozita.
Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendi, ajo ka thënë se ekzistojnë dy mënyra që ky komision të formohet.

“Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje. E para, mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë, dhe të procedohet nga njëri grup parlamentar i opozitës”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka treguar se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 28 prill.
“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Të ngajshme

Çitaku: BE dhe ShBA kanë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

KushtrimGuraj

Ky person po kërkohet për “vjedhje”, policia publikon fotografinë e tij

KushtrimGuraj

“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund të përfitojnë nga të dyja

Donat Hashani