Telenews

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga EuroMOMO.

Sipas monitoruesit evropian të vdekshmërisë, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 9 mijë nga viktimat ishin persona të moshës mbi 65-vjeçare, raporton Reuters-i.

Temperaturat rekord të regjistruara në disa vende evropiane kanë shkaktuar pasoja të rënda, ndërsa vlerësimet paraprake në Belgjikë, Britani, Francë dhe Spanjë tregojnë se valët e të nxehtit kanë qenë shkaktar i mijëra vdekjeve shtesë.

Ndërkohë, grupi i shkencëtarëve World Weather Attribution vlerëson se valët ekstreme të të nxehtit të muajit qershor do të kishin qenë “pothuajse të pamundura” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Rrezarta Ramaj