Telenews

Kamionët edhe sot nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të kufizohet sot në autoudhët e Kosovës, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa është marrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, ndërsa Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë për çdo ndryshim.

Të ngajshme

Kushtetuesja: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës

Yllka Gashi

Reagon deputeti i AAK-së: Dështoi Loja e pushtetarëve

Yllka Gashi

Konsoni, përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë në çdo produkt

Rrezarta Ramaj