Telenews

“Gjendja është alarmante”, Lladrovci fajëson Ujësjellësin dhe Qeverinë për krizën e ujit në Drenas

Qytetarët e Drenasit janë duke u përballur me mungesë të madhe të ujit të pijshëm.

Kjo po iu shkakton atyre telashe të mëdha duke ua bërë jetën të papërballueshme.

Lidhur me këtë gjendje ka folur kryetari Ramiz Lladrovci.

Ai tha se gjendja është alarmante, ndërsa ka akuzuar Ujësjellësin, si dhe Qeverinë.

“Ujësjellësi nuk krijon kushte për të pasur ujë qytetarët e Drenasit. Edhe me këta kemi pasur mbledhje, kemi pasur dëgjime. Kemi provuar me pasë veprime, por sipas Ujësjellësit, pompat të cilat e sjellin ujin nga Liqeni i Ujmani në Bivolak janë të prishura prej disa muajsh dhe Qeveria nuk ka qenë e gatshme dhe as ujësjellësi që t’i riparojë më shpejtë, për t’i furnizuar me ujë qytetarët”, u shpreh Lladrovci në Klan Kosova.

Të ngajshme

MPB me detaje pas stuhisë: Janë dëmtuar 117 automjete, objekte të ministrive, si dhe 10 persona janë lënduar

Yllka Gashi

Doli nga shtëpia më 7 korrik dhe s’u kthye më, zhduket gruaja në Fushë Kosovë

Yllka Gashi

Erërat e fuqishme në Shqipëri: 3 persona bëhen për Emergjencë, u lënduan nga xhamat e thyer

Yllka Gashi