Telenews

Erërat e forta shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, KEDS del në terren për intervenime

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Sipas KEDS-it, një numër rajonesh janë prekur nga prishjet në rrjet, ndërsa ekipet teknike janë angazhuar në terren për sanimin e dëmtimeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

“Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik. Ekipet tona po punojnë pa ndërprerje për të realizuar intervenimet e nevojshme”, ka bërë të ditur KEDS.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona gjatë pasdites.

Moti i lig ka shkaktuar edhe dëme të tjera në disa qytete, ku në Prishtinë erërat e forta kanë rrëzuar një lis në qendër të qytetit, ndërsa në Istog është raportuar për reshje breshëri.

Të ngajshme

ACE Group – hapësira moderne për një jetë më të mirë

Rrezarta Ramaj

MAT sonte: “GJURMË NËN HI”, dokumentari mbi shkatërrimin e trashëgimisë nga regjimi serb

Yllka Gashi

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Yllka Gashi