Telenews

PRESIDENTJA OSMANI KËRKON MBËSHTETJE NGA HOMOLOGU LETONEZ PËR ANËTARËSIM NË NATO

Presidentja Vjosa Osmani, ka dhënë detaje nga takimi me homologun e saj nga Letonia, Egils Levits.
Në një konferencë për media, Osmani tha se me Levitsin kanë pasur diskutime shumë përmbajtësore dhe produktive.
Ajo ndër të tjera tha se nga presidenti i Letonisë ka kërkuar mbështetje në rrugëtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, ndërtimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Shpreha dëshirën të fortë për të nderuar bashkëpunim të ngushë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik digjitalizimit dhe në fusha të tjera. Vizita e presidentit të Letonisë po ndodh në një kohë kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një realitet të trishtë, dhe Ukraina po ballafaqohet me një luftë të tmerrshme nga Rusia. Jam e bindur se si dy vende mike do të vazhdojnë të kontribuojmë për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”.
“Duke qenë se Letonia është një zë kyç në NATO dhe BE, kam kërkuar nga presidenti i Letonisë mbështetje në rrugëtimin tonë drejt integrimit tonë euroatlantik. Këto duhet aleanca duhet t’i kenë gjithmonë dyert e hapura për një shtet siç është Republika e Kosovës”, tha Osmani.
Osmani më tej përmendi edhe një herë mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, duke thënë se kjo gjë është reflektuar më së miri përmes sanksioneve.
“Shpreha mbështetjen time të plotë dhe të Kosovës për popullin dhe shtetësinë e Ukrainës, gjë që është reflektuar më së miri edhe në veprimet tona. Këtë e kemi dëshmuar përmes sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë sonë për të pritur refugjatë ukrainas dhe për të mbështetur gazetarët nga Ukraina”.

Të ngajshme

Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

Valjeta Turkaj

Vetura godet 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Valjeta Turkaj

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen 7 persona në polici

Valjeta Turkaj