Telenews

Sot pritet të bëhet publike data e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet që sot ta bëjë publike datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Data pritet të bëhet e ditur gjatë konferencës për media, e cila është paralajmëruar të mbahet nga ora 11:00.

Haxhiu kishte deklaruar dy ditë më parë se vendimi për caktimin e seancës do të merret të premten, ndërsa kishte konfirmuar se mbledhja konstituive do të mbahet gjatë javës së parë të muajit gusht.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht. Edhe të premten, besoj, do ta bëj njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, kishte deklaruar Haxhiu në Prizren.

Ajo kishte shpjeguar se nuk kishte nxituar me caktimin e datës, në mënyrë që partitë politike të kenë kohë të mjaftueshme për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Të ngajshme

RTK ia publikon fotografinë turkut nga Prizreni që Esat Shala tha se është i involvuar në krime lufte në Krushë

Blearta

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Blearta

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Blearta