Telenews

Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje një këmbësor

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari- vozitësi i veturës si dhe një pasagjer.

“Sot me datën 24.07.2026 rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Mehmeti.

Ajo ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante policore.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngajshme

Rama i kërkon sqarim Jeta Xharrës: Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”, të pres deri të hënën

Blearta

A kanë nisur hetime ndaj profilit “Lule Gjeli”? Flasin nga Prokuroria Speciale

Blearta

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Blearta