Telenews

Sërish kërcënon, Vuçiq para ushtarëve: Kurrë mos e harroni, ‘Kosova është pjesë e Serbisë’

Pas deklaratave skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq për “spastrimin” e Kosovës nga shqiptarët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përcjellë mesazhe të reja për ushtrinë e vendit, duke kërkuar gatishmëri më të madhe në një kohë tensionimesh në rajon.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë, Vuçiq deklaroi se Kosova vazhdon të konsiderohet nga Beogradi si pjesë e territorit serb, raportojnë mediat.

“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd dhe duke mos kërcënuar askënd, por duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha Vuçiq.

Të ngajshme

Kurti: Shqiptarët në SHBA po e ruajnë gjuhën dhe identitetin shqiptar –

KushtrimGuraj

Maratona “Prishtina 2026”, bllokohen disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë –

KushtrimGuraj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj