Telenews

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Turqi me aeroplanin e vjetër “Air Force One”, pasi shërbimet amerikane të inteligjencës kishin zbuluar një kërcënim të besueshëm ndaj tij.

Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga CBS News, Irani dhe grupet e lidhura me të dyshohet se kishin përgatitur një komplot për të goditur me raketë aeroplanin presidencial.

Pas pranimit të informacioneve, Shërbimi Sekret amerikan aktivizoi menjëherë një plan rezervë dhe rekomandoi përdorimin e aeroplanit të vjetër, i cili është i pajisur me sisteme më të avancuara mbrojtëse.

Trump kishte udhëtuar drejt Ankarasë me aeroplanin e ri presidencial, një “Boeing 747-8” me vlerë rreth 400 milionë dollarë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kishin pranuar si dhuratë nga Katari.

Megjithatë, pas përfundimit të samitit, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me aeroplanin e vjetër, ndërsa më vonë u rikthye në aeroplanin e ri për të përfunduar udhëtimin drejt SHBA-së.

Ndërrimi i aeroplanit ngriti pikëpyetje rreth nivelit të sigurisë së mjetit të ri. Aeroplanët e vjetër presidencialë raportohet se posedojnë teknologji lazer për çorientimin e raketave, sisteme për devijimin e municioneve dhe masa të tjera mbrojtëse.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se aeroplani i ri është i sigurt, por gjatë vjeshtës do t’i nënshtrohet përmirësimeve shtesë, të cilat pritet të zgjasin rreth një muaj.

Trump ka deklaruar se aeroplani tashmë ka kapacitete të shumta, por se sistemet e tij do të avancohen edhe më tej.

Në kohën kur tensionet me Iranin janë rritur, presidenti amerikan ka paralajmëruar se ushtria e SHBA-së është e gatshme të kundërpërgjigjet fuqishëm ndaj çdo tentative për vrasjen e tij.

Të ngajshme

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Yllka Gashi

“Edhe Prizreni në këmbë”, më 25 shtator protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Rrezarta Ramaj

Lëvizje e papritur, Harry dhe Meghan mund të kthehen së shpejti në SHBA?

Yllka Gashi