Telenews

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Përkeqësohet situata me flakët në Europë. Zjarret e mëdha që po përfshijnë Francën dhe Spanjën vijojnë të përhapen, ndërsa mijëra zjarrfikës po luftojnë për vënien e tyre nën kontroll.

Në jugperëndim të Francës, pranë Bordosë, janë evakuuar afro 200 mijë banorë, ndërsa ushtria është angazhuar për të mbështetur operacionet e emergjencës, shkruan A2.

Në Spanjë, numri i të zhvendosurve ka kaluar 60 mijë, ndërsa autoritetet pranë Madridit paralajmërojnë se zjarret janë përtej kapaciteteve aktuale të zjarrfikësve.

Kushtet ekstreme të motit, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë krijuar terrenin ideal për përhapjen e shpejtë të flakëve në të dy vendet.

Ndërkohë, banorët dhe turistët në zonat e prekura përshkruajnë situatën si dramatike, me hirin që ka mbuluar vendbanimet.

Të ngajshme

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Yllka Gashi

“Edhe Prizreni në këmbë”, më 25 shtator protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Rrezarta Ramaj

Lëvizje e papritur, Harry dhe Meghan mund të kthehen së shpejti në SHBA?

Yllka Gashi