Telenews

Marrëveshja me SHBA-në, Balla: Dëshmi konkrete e besimit

Shefi i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës në Kuvend, tha se marrëveshja e huasë direkte midis Shqipërisë dhe ShBA-së për financim të jashtëm ushtarak prej 302 milionë dollarësh është dëshmi e besimit ndaj Shqipërisë.

Këtë marrëveshje, Balla e quajti historike.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit, që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-në. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-së ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen”.

“Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Yllka Gashi

24 persona përfundojnë në pranga brenda një dite në Kosovë

Yllka Gashi

Seanca për sulmin terrorist në Ibër Lepenc ndërpritet, eksperti paraqet prova të reja të ADN-së

Yllka Gashi