Telenews

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer sot, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak, ku në shtëpinë e tij është lokalizuar dhe arrestuar 23-vjeçari me inicialet F.C.

I dyshuari kërkohej me tri urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, pasi ishte dënuar për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, dënimet e shqiptuara ndaj tij ishin 25 ditë, 30 ditë dhe 50 ditë burgim, në një kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.

Të ngajshme

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

Blearta

Ish-ministrja Haradinaj: Konsullata serbe në Shkodër, një projekt politik serbomadh!

Yllka Gashi

Zgjoheni me të përziera? Ja pse nuk duhet të mendoni menjëherë për shtatzëni

Yllka Gashi